Protestë masive në Madrid kundër qeverisë së Pedro Sanchez

Protestë masive në Madrid kundër qeverisë së Pedro Sanchez

Mijëra njerëz ia kanë mësyrë qendrës së Madridit për të protestuar kundër qeverisë socialsite të Pedro Sanchez, raportoi “Reuters”.

Kjo protestë është përkrahur nga të djathtit e Spanjës, ku brohoritjet për “tradhtar” ndaj Pedro Sanchezit jehuan në sheshin e kryeqytetit.

Më shumë se 100 grupe – duke përfshirë Partinë Popullore të opozitës konservatore, Ciudadanos të qendrës së djathtë dhe Vox të ekstremit të djathtë – thirrën tubimin nën sloganin “Për Spanjën, për demokracinë dhe kushtetutën”.

Folësit sulmuan qeverinë për një sërë politikash dhe vendimesh, duke filluar nga lirimi i aktivistëve të pavarësisë katalanase deri te paktet e saj me partitë separatiste rajonale. Rreth 30,000 njerëz morën pjesë, sipas vlerësimeve të pushtetit vendor.

Udhëheqësi i Vox Santiago Abascal, i vetmi lider i partisë që mori pjesë, i tha turmës se qeveria kishte “shkelur kushtetutën duke mbyllur spanjollët”, në një referencë ndaj bllokimeve të COVID.

Rreth 200 km (120 milje) larg në qytetin veriperëndimor të Valladolidit, Sanchez tha në një tubim socialist se protestuesit në Madrid po mbronin një Spanjë “uniforme” dhe për këtë arsye “diskriminuese”.

Në qershor 2021, qeveria e Sanchez fali nëntë liderët e burgosur të përpjekjes së dështuar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 “në frymën e dialogut”. Vendimi i saj i fundit për të zëvendësuar krimin e rebelimit me një krim më të vogël u kundërshtua nga e djathta.

LEXO EDHE:

Back to top button