Protestë masive në Tiranë: Qytetarët “pushtojnë” Bulevardin kundër ndërtimeve në Zvërnec

Protestuesit, mes tyre ambientalistë nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej”, më pas ndaluan përpara Ministrisë së Brendshme ku rrethuan me tel me gjemba institucionin si një shprehje e revoltës ndaj incidentit të fundit në Zvërnec, ku një protestues u dhunua nga rojet e një kompanie sigurie private, i cili më pas u vendos edhe në pranga.

Pas tubimit para Ministrisë së Brendshme, protestuesit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin”.

Ndërkaq, më herët,  kryeministri Edi Rama duke folur nga Berati mbrojti politikat e qeverisë së tij mbi mjedisin, duke theksuar se Partia Socialiste ka qenë ajo që ka zgjeruar ndjeshëm zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e programit të PS-së. Nuk e kanë vënë në mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne. E kemi vënë në mbrojtje ne. Shqipërinë me thuajse 20 për qind të territorit zonë të mbrojtur nga shumë herë më pak nga sa e gjetëm e kemi vizatuar ne; Partia Socialiste”, tha Rama.

Kryeministri kritikoi ashpër protestuesit dhe ata që akuzojnë qeverinë për shkatërrim të natyrës.

Të flasësh për peizazhet dhe natyrën në përgjithësi dhe t’i kthehesh PS-së, përfshirë edhe mua këtu duke i parë i treguar me gisht si rreziku, ky është kulmi. Dhe ky është kulmi që mund ta arrijë verbëria e kombinuar me dizinformimin, që mund të arrijë injoranca e kombinuar me manipulimin, që mund të arrijë keqdashja ndaj këtij vendi e kombinuar me ata që e duan realisht këtë vend por që të përfshirë emocionalisht nuk informohen”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar protestave në Tiranë, Rama pyeti drejtpërdrejt se kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin dhe natyrën: “Ka një protestë në Tiranë protestohet për të mbrojtur natyrën. Kush e ka kërcënuar natyrën. Protestohet për të moslejuar shkatërruar biodiversitetin, po kush e ka vendosur në rrezik biodiversitetin. Protestohet sepse është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci, po kush e ka hequr, dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zonë e mbrojtur ka qenë”.

Ai sqaroi se Zvërneci ka qenë dhe mbetet zonë e mbrojtur: “Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5, kështu është edhe sot, kështu do të jetë edhe nesër”. /rtsh

LEXO EDHE:

Back to top button