Protestojnë maturantët në Shqipëri

Një ditë pas provimit të matematikës, maturantët e kryeqytetit të shqipërisë po protestojnë para Ministrisë së Arsimit duke bllokuar edhe qarkullimin në rrugën e “Durrësit”.

Ata pretendojnë se teza ishte shumë e vështirë dhe se nuk kishin asnjë tolerancë pavarësisht situatës së pazakontë të mësimit online, për shkak të pandemisë.

Edhe maturantët e shkollave të Durrësit janë mbledhur përpara Drejtorisë Rajonale Parauniversitare dhe do të marshojnë më pas në të gjithë qytetin, pasi pretendojnë se testi i matematikës ka qenë në një nivel të lartë vështirësie dhe kërkojnë ulje të tavanit të pikëve.

Protesta të ngjashme po zhvillohen po ashtu në Korçë dhe në Shkodër.

LEXO EDHE:

Back to top button