Pse duhet të pini një gotë lëng domate çdo ditë?

Lëngu i domates e bën jetën më të mirë dhe një studim ka treguar se një nga lëndët ushqyese që gjenden në të ndihmon në parandalimin e kancerit.

Sa për krahasim, pirja e një filxhani me lëng domate mbulon nevojat ditore për vitaminë C dhe plotëson 22% të nevojave për vitaminë A në formën e alfa dhe beta-karotenoideve.

Karotenoidet janë pigmente që konvertohen në trupin tuaj në vitaminë A, e cila shpesh mungon në trup dhe është thelbësore për shikimin e shëndetshëm dhe mirëmbajtjen e indeve. Domatet përmbajnë likopen, i cili përveç aftësisë së tij për të ndihmuar në ruajtjen e kockave të shëndetshme dhe presionit të gjakut, është lidhur gjithashtu me një rrezik të reduktuar të disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e prostatës.

“Lëngu i domates është një burim tepër i pasur i karotenoideve, likopenit. “Kjo lëndë ushqyese u jep domateve një ngjyrë të kuqe të fortë, vepron si një antioksidant i fuqishëm dhe gjithashtu është treguar në disa studime se zvogëlon rrezikun e disa llojeve të kancerit”, tha dietologia Linzi Wocher.

Jo vetëm që likopeni ndihmon në parandalimin e disa llojeve të kancerit, por një studim brazilian ka zbuluar se likopeni është efektiv në vrasjen e qelizave të kancerit të prostatës.

Ndërsa likopeni gjendet në çdo varietet të domates, ekspertët thonë se shpesh është më i fortë në produkte të tilla si lëngjet.

LEXO EDHE:

Back to top button