Pse iPhonet ngadalësohen, Franca bën hetimin e madh

Pse iPhonet ngadalësohen, Franca bën hetimin e madh

Franca është duke kryer hetim të madh mbi gjigantin amerikan të teknologjisë, Apple, për veprimet e supozuara që telefonat të ngadalësohen, kanë njoftuar prokuroria dhe një shoqatë.

Ankesa fillestare ishte kryer nga Grupi i Ndalimit të Vjetrimit të Planifikuar (HOP). Sipas HOP-së, Apple kryen praktika të njohura si “njehsim”, ku numrat serialë të komponentëve identifikohen nga pajisja bazë. Kjo ia lejon softuerit të iPhoneit që t’i njohë produktet jozyrtare që i zëvendësojnë ato zyrtare.

HOP-ja ka thënë se Apple i lidhte “numrat serialë të pjesëve që mund të zëvendësohen e të vendosen në strukturën bazë, përfshirë edhe mikroçipat, duke ia dhënë prodhuesit (Appleit) mundësinë për të kufizuar riparimet ose për ta degraduar në distancë telefonin”.

Shoqata ka bërë thirrje që Apple të garantojë të drejtën që njerëzit t’i riparojnë ku të duan pajisjet.

Ankesa citon kryesisht shembullin e iPhone XR, që kushdo që ia ndërronte butonin kryesor, sa herë e bënte përditësimin nga iOS 15 në iOS 16, telefoni fikej.

Apple nuk i ka komentuar hetimet.

Apple edhe në të kaluarën është përballur me ankesa të tilla. Më 2020 ajo u pajtua të paguante 25 milionë euro pasi dështoi t’i lajmëronte në kohë përdoruesit se përditësimi i sistemit ngadalëson pajisjet e vjetra.

Skandali pati shpërthyer më 2017, kur gjiganti amerikan pranoi se të gjitha sistemet e reja softuerike ngadalësojnë telefonat e vjetër bateritë e të cilëve “ishin lodhur”.

LEXO EDHE:

Back to top button