Pse nuk duhet të flini me perde të hapura?

Një studim i ri i kryer në Kinë ka përcaktuar pse nuk duhet të flini me perde të hapura

Gjegjësisht, studiuesit deklaruan se kjo praktikë mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru për 43% sepse ndotja nga drita pengon pushimin cilësor dhe ngarkon organet e trupit. Ndotja nga drita është një ndryshim në nivelin e dritës natyrore në kushtet e natës, i shkaktuar nga emetimi i dritës nga burimet artificiale të dritës.

Ata analizuan të dhënat e mbledhura nga 28,000 njerëz për të përcaktuar ndikimin e ndotjes në ritmet natyrale gjumë-zgjim dhe gjetën një lidhje të qartë. Dr. Jainbin Wan tha:

“Hulumtimi ynë sugjeron se nivelet më të larta të ekspozimit të dritës artificiale në natyrë gjatë natës mund të jenë një faktor rreziku për sëmundjen cerebrovaskulare.”

Për këtë arsye, ai këshillon njerëzit, veçanërisht ata që jetojnë në zonat urbane, të reduktojnë ekspozimin ndaj kësaj lloj drite për të ruajtur shëndetin e tyre.

Rezultatet janë publikuar në revistën profesionale Stroke. Gjatë një periudhe prej gjashtë vjetësh, ata ndoqën shëndetin e njerëzve nga i njëjti qytet pa histori të sëmundjeve cerebrovaskulare (përfshirë aneurizmin dhe goditjen në tru).

LEXO EDHE:

Back to top button