Gjenerata e ardhshme e familjes mbretërore britanike padyshim që do të përballet me sfida të reja ndërsa fillon kapitulli tjetër për Shtëpinë e Windsor. Por disa gjëra nuk do të ndryshojnë kurrë, duke përfshirë ruajtjen e historisë dhe të gjitha pjesët më të mëdha e më të vogla, që e shoqërojnë atë. Prandaj, vajza e Princit William dhe Kate Middleton, Princesha Charlotte, ka të ngjarë të trashëgojë disa nga bizhuteritë e lakmuara të familjes, duke përfshirë ndoshta kurorën e vendosur nga Princesha Diana në ditën e saj të dasmës.
Sipas një raporti të fundit, kur Princesha Charlotte 6-vjeçare të rritet, ajo do të ketë “zgjedhjen e bizhuterive të pallatit” dhe një prej tyre ka shumë të ngjarë të jetë kurora e dasmës së Dianës. Aktualisht, kurora e gjyshes së ndjerë të Princeshës Charlotte, e njohur si The Spencer Tiara, është në pronësi të vëllait të vogël të Dianës, Earl Charles Spencer, në shtëpinë e familjes Althorp. “William është i afërt me xhaxhain e tij dhe ka pyetur nëse kurora që mban emrin e nënës së tij mund t’i jepet Charlotte një ditë”, tha një burim mbretëror.








