Shqipëri, 197 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete
Bie numri i rasteve të reja me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Nga 1930 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 197 qytetarë. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 7 pacientë.
Janë 7,717 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.








