Një 21-vjeçar shqiptar ka qenë shkaktuar i një aksidenti fatal në Selanik që i mori jetën një 47-vjeçari, i cili punonte shpërndarës me motor dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Sipas mediave greke, i riu ishte pa patentë, po lëvizte me shpejtësi të madhe me një makinë luksoze të cilën ja kishte marrë borxh kushëririt të tij.
Pamjet e marra nga kamerat e bizneseve përreth tregojnë momentin fatal, ku 21-vjeçari Paso pëprlasipër vdekje 47-vjeçarin, u largua nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës katër minuta para mesnatës së së shtunës, kur makina luksoze e drejtuar nga 21-vjeçari shqiptar kalon me shpejtësi të tepruar në rrugën Georgiou Papandreou në Selanik.
Ndërkohë, shpërndarësit zhvilluan mëngjesin e sotëm një tubim para gjykatës në Selanik, duke nderuar kujtimin e kolegut të tyre 47- vjeçar. Ara me pas marshuan në rrugët e Selanikut.
Në deklaratat e përfaqësuesve të tyre, ata i qëndruan ndër të tjera kushteve të rrezikshme që punëtorët e industrisë përjetojnë çdo ditë në rrugë, duke theksuar nevojën për marrjen e masave që ata të punojnë në kushte më të sigurta.
https://youtu.be/sMyKSd-iZPU








