PSZH dhe Çellsi hyjnë në garë për Levandovskin

Robert Levandovski është një nga emrat më të përfolur në botën e futbollit. Sulmuesi polak ka vendosur që të largohet nga Bajern Munihu, pasi nuk pranoi një propozim për rinovimin e kontratës. Levnadovski

lidhet me një kalim te Barcelona dhe agjenti i tij është takuar me katalanët, por nuk ka diçka konkrete. Ndërkohë sipas ‘Goal.com’, skuadra e Çellsit është skuadra që do ta rivalizojë Barcën për kartonin e Levandovskit,

Në anën tjetër, derisa vazhdojnë spekullimet që e dërgojnë lojtarin në ‘Camp Nou’, krerët e Bajern kanë thënë se do të respektohet kontrata deri në fund dhe Levandovski do të vazhdojë qëndrimin në kampin bavarez.

Mirëpo polaku është i bindur se mund të gjëjnë një gjuhë të përbashkët për marrëveshje. Ndërkohë mediat në Francë, raportojnë se në garën për polakun është aktivizuar edhe Paris Se Zheremeni.

LEXO EDHE:

Back to top button