PSZH dhe Çellsi, në gjysmëfinale të Championsit

Paris Sen Zhermeni dhe Çellsit janë udhëtarët e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Që të dy ekipet humbën minimalisht ndeshjet kthyese, por falë paraqitjes më të mirë në takimi e parë, sguruan biletën e gjysmëfinales.

Paris Sen Zhermeni humbi sfidën në Paris me 0-1, por eliminoi Bajern Munihun, falë dy golave të shënuara në Munih, kur sfida u mbyll me rezultat 2-3.  Për këtë arsye, golat e shënuar si mysafire e kanë ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Maurisio Poletinjo të kualifikohet tutje.

Ky do të jetë viti i dytë radhazi që PSZH arrin kualifikimin në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e dytë çerekfinale, u mbyll me rezutlat 1-0 pasi Choupo Moting shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 40-të.

 

PSZH do të pres fituesin e takimit Man. Siti dhe Borusia Dortmund për të njohur kundërshtarin e gjysëmfinales.

 

Ndërkohë në përballjen e dytë në mes Çellsit dhe Portos, më i sukseshëm doli skuadra portugeze që fitoi sfidën e dytë me 1-0. Mirëpo skuadra angleze kualifikohet më tëj falë fitores në sfidën e parë me 2-0. Golin e vetëm në taimin e dytë në stadiumin në Sevilja u shënuan nga Taremi në minutën e 94.

 

LEXO EDHE:

Back to top button