Mësoni se kush përdor më shumë futbollistët U21 në ekipet e para?

CIES, Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, ka bërë një studim mbi përdorimin e lojtarëve U21 në nivel global, me një analizë që ka mbuluar 999 klube në 71 kampionate kryesore. Në nivel ndërkombëtar kryesojnë letonët e FK Metta, që përdorin 88% të lojtarëve U21; një e dhënë që do të ishte befasuese nëse nuk do të ishte për faktin se kjo është skuadra e Universitetit të Rigas.

 

 

Për sa i takon 5 kampionateve kryesore të Europës, klubi më i mirë në këtë studim rezulton Borusia Dortmund, që ndiqet nga tre skuadra të Ligue 1 (Nica, Monako dhe Ren), raporton Telesport.al.

Në përgjithësi, kampionati francez rezulton si ai ku aktivizohen më shumë të rinjtë, me plot 7 skuadra mes 10 të parave. Për sa u takon kampionateve të tjerë, në Premier Liga kryeson Vulverhampton, në Spanjë është Barcelona dhe në Serie A është Verona, që përfaqëson Italinë në 20 vendet e para bashkë me Kaliari-n.

Në vendet e fundit, me asnjë lojtar U21 të aktivizuar është Totenhami i Murinjos, Inter-i i Antonio Konte-s, dhe Lacio e Simone Inzagit.

Renditja e 20 vendeve të para

1 – Borusia Dortmund (Gjermani) – 28,5%

2 – Nica (Francë) – 24,3%

3 – Monako (Francë) – 24,1%

4 – Ren (Francë) – 20,7%

5 – Shalke (Gjermani) – 19,6%

6 – Sent-Etien (Francë) – 18,6%

7 – Dizhon (Francë) – 17,4%

8 – Lille (Francë) – 16,4%

9 – Volverhampton (Angli) – 16,2%

10 – Lens (Francë) – 16%

11 – Barcelona (Spanjë) – 15%

12 – Verder Bremen (Gjermani) – 12,6%

13 – Shefield Junated (Angli) – 12,4%

14 – Verona (Itali) – 11,7%

15 – PSZH (Francës) – 11,4%

16 – Kaliari (Itali) – 11,3%

17 – Valencia (Spanjë) – 11,3%

18 – Arsenal (Angli) – 11,3%

19 – Shtutgarti (Gjermani) – 11,2%

20 – Reims (Francë) – 11%

LEXO EDHE:

Back to top button