Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet së shpejti jo me një por me 2 pjesë, e para prej tyre do të mbahet në muajin shtator, pas anulimit të vitit të shkuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Deri më tani thuhet se Amanda Gorman, që mori pjesë edhe në inaugurimin e Joe Biden, do të prezantojë eventin madhështor së bashku me drejtoreshën e “Vogue”, Anna Wintour dhe stilistin Tom Ford.

Tematika e veshjeve të Met Gala nuk është bërë ende publike, por thuhet se pjesa e parë që do të mbahet në shtator do të ketë si temë “In America: A Lexicon of Fashion”. Ndërsa pjesa e dytë që pritet të mbahet në 5 maj të vitit të ardhshëm do të bazohet tek tema “In America: An Anthology of Fashion”.

“Mendoj se gjatë pandemisë u theksua më shumë rëndësia e kreativitetit dhe lëvizjeve për të drejtat sociale. Jam i impresionuar nga dizajnerat amerikanë, nga përgjigjet që kanë dhënë për klimën sociale dhe politike në vend, mënyrën sesi i kanë trajtuar gjithçka që përfshin trupin, seksualitetin, gjininë,etj. Mendoj se moda amerikane po shkon drejt epokës së rilindjes”, është shprehur Andrew Bolton, kuratori përgjegjës mbi temat në Institutin e Kostumeve të Artit.

Ekspozita me dy pjesë do të prezantohet gjatë 2021 dhe 2022 në zona të ndryshme të muzeut. Pjesa e parë, “In Amerika: A Lexicon of Fashion”do të hapet në Qendrën e Kostumeve të Anna Wintour në 18 Shtator dhe do të mbetet e hapur kur debuton “In America: An Anthology of Fashion” Në Amerikë: Një Antologji e Modës” në 5 maj, 2022. Të dy shfaqjet do të zgjasin deri në shtator 5, 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button