PSZH fiton Sitin, Mesi shënon golin e parë

Skuadra e PSZH në mënyrë rutinor mundi Man. Sitin me 2-0 në derbi përballjen e zhvilluara në kuadër të Grupit A. vendasit shfrytëzuan atmosferën e mirë në stadiumin “Parku i Preincërve” për të shënuar golin e parë përmes Gaje-s në minutën e 8-të, ndërsë në minutën e 74, Lionel Mesi regjsitroi golin e parë në Ligën e Kampionëve në fanellën e Paris Sen Zhermenit. Në sfidën tjetër të Grupit A, skuadra e Klub Brizhit arriti që të regjistrojë një fitore të madhe në transfertë , duke mundur skuadrën e Lajpcigut me 2-1.

Befasinë më të madhe e përgatiti skuadra e Sherif Tiraspollit, që mundi Real Madridin me 2-1 në stadiumin “Bernabeu”. Mysafirët avancuan me Jakshinbaevin, para se Benzema të barazojë shifrat në 1-1 nga penaltia në minutën e 65. Goditjen fatale dhe golin më të bukur e shënoi Till në minutën e 89-të. Skuadra e Sherif Tiraspollit me këto 3 pikë, u ndal në vendin e parë në Grupin D me 6 pikë, duke lënë pas Realin me 3 pikë. Ndërkohë Interi dhe Shahtjor Donjetcku u ndalën në barzimin pa gola dhe arkëtuan nga një pikë.

Fitore më të thellë e shënoi skuadra e Liverpullit, e cila “demoloi” Porton me 5-1. Sallah dhe Firminjo shënuan nga 2 gola, ndërsa Mane shënoi një gol për skuadrën angleze, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Taremi. Ndërkohë Atletiko Madridi shënoi fitore me 2-1 në “San Siro”, edhe ose Milani i pari ishte në epërsi me golin e Leao-s. Golat për mysafirët nga Madridi i shënuan Grizman dhe Suarez nga penaltia.

 

 

Ajaksi dhe Borusia Dortmund shënuan fitore në terrenin vendas, duke mundur Beshiktashin dhe Sportingun. Ajaksi me 2-0 mundi skuadrën turke, ndërsa Dortmundi falë Malenit, mundi skuadrën portugeze.

LEXO EDHE:

Back to top button