PSZH, gjen alternativën nëse dështon marrëveshja me Shkrinarin

Nëse PSZH-ja nuk mund ta mbyllë përfundimisht nënshkrimin e Milan Shkriniar-it, për të cilin po negocion, atëherë do të hidhet në sulm për Zhull Koundé. Sipas informacioneve të “Le Parisien”, qendërmbrojtësi i Sevilja-s, me kontratë deri në vitin 2024, është alternativa e Luis Kampos në rast se sllovaku i Interit nuk përfundon në kryeqytetin francez.

West Ham’s Michail Antonio, right shoots at goal under pressure from Sevilla’s Jules Kounde during the Europa League round of 16 second leg soccer match between West Ham United and Sevilla at the London stadium in London, Thursday, March 17, 2022. (AP Photo/Matt Dunham)

Barcelona është një nga skuadrat që është pozicionuar më së miri për të nënshkruar me të, megjithëse nuk përjashtohet që PSZH të aktivizojë inkorporimin e tij në rast se negociatat për Shkriniar nuk do të avancojnë.

Çmimi i Koundé do të shkonte në 60 milionë euro, një shifër që apriori nuk do të ishte problem për PSZh-në, që po përpiqet të mbyllë nënshkrimin e Shkriniar për të njëjtën shumë fikse, plus 5 milionë bonuse, ndërkohë që Interi kërkon patjetër 70 milionë euro.

Nga Parisi shpresojnë të zhbllokojnë operacionin në mënyrë që të mos kenë nevojë të eksplorojnë opsione të tjera.

 

LEXO EDHE:

Back to top button