Duplantis, vendos rekord të ri botëror në kërcim me shkop

Botërori i atletikës që u zhvillua në Oregon (Amerikë) u mbyll me një rekord botëror në garën e kërcimit me shkop. Atleti suedez Armand Duplantis kërceu 6.21 metra, duke përmirësuar me 1 centimetër rekordin e mëparshëm, që mbahej po prej tij.

Një garë e dominuar nga Duplantis, që pasi siguroi medaljen e artë (i vetmi që kërceu mbi 6 metra), synoi rekordin. Në provën e parë nuk ia doli mbarë, ndërsa në kërcimin e dytë arriti me sukses të kërcejë 6.21 metra, duke nisur festën e merituar.

Ky është rekord absolut në këtë disiplinë, ndërkohë që rekordi 6.20 metra ishte vendosur në botërorin e sallave të mbyllura, në mars të këtij viti në Beograd. Përveç rekordit dhe të artës, ai arkëtoi edhe 170 mijë dollarë nga organizatorët.

LEXO EDHE:

Back to top button