PSZH gjen zëvendësuesin e Kilian Mbapes

Paris Sen ZHermeni raportohet të jetë skuadra favorite për të firmosur me sulmuesin e Liverpullit, Sadio Mane gjatw kwsaj vere. E ardhmja e 30-vjeçarit në “Anfield Road” kohët e fundit është vënë në pikëpyetje, pasi ai së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk kanë nisur bisedimet ndërmjet palëve për vazhdimin e saj.

Bajern Munihu mësohet se ka zhvilluar bisedime me agjentin e lojtarit, ndërkohë që edhe Barcelona është vlerësuar si skuadër e cila ka interes për lojtarin senegalez. Megjithatë, gazetari gjerman Kristian Falk pretendon se PSZH është skuadra favorite për të nënshkruar me Mane-n, nëse sulmuesi vendos të largohet nga Liverpulli.

Falk shton se kampionët e Ligue 1 kanë interesim të fortë për Sadio Mane dhe kjo është arsyeja pse sulmuesi aktualisht heziton të zgjasë kontratën e tij me “The Reds”.

Mane ka qenë një figurë integrale në skuadrën e Jurgen Klopit këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 5 asiste, në 49 paraqitjet në të gjitha garat. Ai shihet se lojtari ideal që mund të marr vendin e Kilian Mbapes, për të cilin raportohet se do të kalojë te Real Madridi.

LEXO EDHE:

Back to top button