India kërkon furnizim me armë nga Evropa, pasi Rusia lufton në Ukrainë

India që njihet si blerësja më e madhe e pajisjeve dhe municioneve ushtarake ruse në botë, ka kërkuar nga vendet evropiane furnizues alternativë, pasi Moska po lufton në Ukrainë dhe po përballet me sanksione nga Perëndimi,

Nju-Delhi zyrtar ka theksuar se përveç diversifikimit të furnizuesve të armëve, vendi duhet të nisë prodhimin e më shumë pajisjeve ushtarake. India është e gatshme të investojë rreth 324 milionë dollarë për firmat vendase që do të mund të prodhojnë pajisjet mbrojtëse këtë vit në mënyrë që të shmanget blerja jashtë vendit.

“Rendi i tanishëm botëror dhe skenari gjeopolitik, i cili është shumë i turbullt, na ka dhënë një mësim. Nëse duam të ofrojmë siguri dhe stabilitet, e vetmja mundësi është të kemi një mekanizëm të zinxhirit furnizues të vetëqëndrueshëm brenda vendit”, ka thënë Marshali Air Vibhas Pande, i cili drejton operacionet e mirëmbajtjes për Forcën Ajrore Indiane.

India është një nga importuesit më të mëdhenj të armëve në botë. Shteti ka shpenzuar mbi 12 miliardë dollarë gjatë viteve 2018-2021, prej të cilave 5.51 janë shpenzuar duke blerë armë nga Rusia.

LEXO EDHE:

Back to top button