PSZH hakmirret Bajernit, Mbape shënon 2 gola

PSZH ka fituar 3-2 në fushën e Bajern Munihut sfidën e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Protagonisti i sfidës së luajtur në “Allianz Arena” ka qenë Kilian Mbape. Ka nisur shumë keq ndeshja për bavarezët, të cilët janë ndëshkuar nga Mbape pas vetëm 3 minutash lojë. Situata është përkeqësuar në minutën e 28-të për vendasit në minutën e 28-të, kur Markinjos ka dyfishuar avantazhin në 2-0.

 

 

Bajern është kundërpërgjigjur duke ngushtuar diferencat në minutën e 37-të me Çupo-Mouting dhe kanë barazuar me Muller në minutën e 60-të. Tetë minuta më vonë ka ardhur goli i fitores për francezët, i shënuar nga Mbape. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button