Rashica me Verderin në gjysmëfinale të Kupës

Verder Bremeni ka shënuar fitore të rëndësishme për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Skuadra nga Bremeni ka mposhtur në çerekfinale skuadrën e Regensburgut, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

 

 

Golin e vetëm që kishte vlerën e kualifikimit tutje e ka realizuar, Osako në minutën e 52-të. Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica luajti nga minuta e parë deri në të 73-tën, dhe u vlerësua me notën 6.6 nga uebsajti i njohur ‘SofaScore’.

Verder Bremeni në gjysmëfinale do të ketë punë të vështirë, pasi do të ketë përballë Lajpcigut. Fituesi i kësaj ndeshje në finale përballet me fituesin e takimit Borusia Dortmund – Kiell.

LEXO EDHE:

Back to top button