PSZH mes dy “problemeve”: Pasuesin e Galtierit dhe Lionel Mesi

Kristof Galtier nuk po bind dhe rrezikon shkarkimin. Dy emra përfliten si zëvendësuesit e tij: Tomas Tushel dhe Hoze Murinjo. Drejtuesit e kampionëve të Francës duan t’i besojnë pankinën sërish gjermanit. Tushel drejtoi PSZH-në në periudhën korrik 2018-dhjetor 2020 duke fituar gjashtë trofe e duke mbërritur deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri 49-vjeçar është gati të rikthehet, por ai dëshiron garanci nga drejtuesit e PSZH-së që ta mbrojnë përballë fuqisë që madhe të lojtarëve, shumë prej tyre më tepër seç duhet të “llastuar”. Ndërkohë, një kandidat serioz për të marrë drejtimin e PSZH-së mbetet gjithmonë Zinedin Zidan. Francezi ëndërrohet edhe nga drejtuesit e Juventusit.

 

“Objektivi im është të rikthehem të stërvis. Sot kam kohë të lirë, por nuk ia kam idenë sa do të zgjasë. Ndoshta kam kohë deri në qershor, por mund të rikthehem në stol edhe më herët”, u shpreh Zidan disa ditë më parë.

 

Sakaq, nje tjeter çështje është e hapur dhe lidhet me Leo Mesin. Sulmuesi i Paris Sen Zhermenit, Lionel Mesi nuk ka në plan të rinovojë kontratën e tij me parisienët, e cila skadon verën e ardhshme, sipas “L’Equipe”. Para Botërorit 2022 dhe menjëherë pas tij, u vu re se 35-vjeçari argjentinas do të qëndronte në PSZH pas përfundimit të sezonit, por tashmë situata ka ndryshuar.

Skenarët më të mundshëm për Mesin janë një kalim te Inter Miami dhe një rikthim te Barcelona. Mesi u transferua te PSZH në verën e vitit 2021. Ai ka bërë 27 paraqitje për klubin këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe duke bërë 14 asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button