PTHP: Përfundoi hetimi për mbeturinat në Vizbeg, u akuzuan tre personave fizikë dhe një juridik

PTHP: Përfundoi hetimi për mbeturinat në Vizbeg, u akuzuan tre personave fizikë dhe një juridik

Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë kundër tre personave dhe një subjekti juridik për zjarrin në Vizbeg që shkaktoi ndotje masive të ajrit. Në aktakuzë ata ngarkohen se kanë rrezikuar mjedisin jetësor. Të akuzuarit, në  parcelë në Vizbeg, në mënyrë të paligjshme kanë lënë, grumbulluar dhe menaxhuar mbeturina të rrezikshme që përmbanin substanca me veti shpërthyese, të ndezshme, irrituese, toksike dhe kancerogjene. Kur ndodhi zjarri më 9 korrik të vitit të kaluar, për shkak të përmasave dhe rrezikut, nuk mundi të vihej nën kontroll, duke djegur një pjesë të mbeturinave të depozituara në mënyrë të parregullt. Kjo shkaktoi lëshim masiv të tymit të zi dhe ndotje të konsiderueshme të ajrit, e konfirmuar nga matjet e Njësisë për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike pranë ARM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button