Publikohet fjalimi i Mbape-s, në pushimin e finales në Katar

Së fundmi, është publikuar edhe fjalimi i lojtarit të PSZH, Kilin Mbape-s,  në pushimin e finales mes Argjentinës dhe Francës, teksa “Gjelat” ishin duke u mposhtur me rezultatin 2-0 dhe ishin autorë të një paraqitje tejet zhgënjyese në 45-minutat e para.

Mbappe ia thekson shokëve të skuadrës se duhet të reagojnë, pasi bëhet fjalë për Kupën e Botës që luhet një herë në katër vite dhe shton se mund ta përmbysin ndeshjen.

“Nuk mund të bëjmë më keq se kaq. Tani do të rikthehemi sërish në fushë dhe duhet të ndryshojmë sjellje. Kemi pësuar dy gola, por mund ta kthejmë ndeshjen. Dreqin djema, kjo ndeshje, ky kompeticion është një herë në katër vite”, iu drejtohet Mbappe shokëve të skuadrës.

Në pjesën e dytë, Mbape shënoi dy gola për të barazuar shifrat në 2-2 në kohën e rregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button