Puna gjatë të dielave, Lidhja e Sindikatave shprehen të revoltuar

Puna gjatë të dielave, Lidhja e Sindikatave shprehen të revoltuar

Gazetare: Andrea Çobanova

Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, për të cilat deputetët dhanë dritën jeshile, janë një kthim klasik mbrapa i të drejtave të punëtorëve në vend, shkruan Alsat.

Ky është qëndrimi i Lidhjes së Sindikatave, me të cilën në vendet turistike të dielave dhe ditëve të festave u lejohet të punojnë punëtorët. Ata thonë se do t’i aktivizojnë të gjithë mekanizmat ligjorë për të mbrojtur punëtorin, sepse e diela është ditë pushimi.

“Sigurisht se do t’i shqyrtojmë të gjithë mekanizmat ligjorë, që mund të bëhen për të sfiduar dhe kthyer këtë zgjidhje ligjore në mënyrën e vjetër. Është më se e qartë se një ditë punëtori duhet ta ketë për familjen, edhe pse tradicionalisht në Maqedoni e dila ditë jopune ishte një zgjidhje ideale. Ne nuk presim që e njëjta Qeveri të marrë vendimin, dhe pastaj të thotë se nuk vlen…”, u shpreh Ivan Peshevski -Nënkryetar i LSM-së.

Me ndryshimet, dyqanet, kioskat dhe tezgat që janë afër një destinacioni që ka tipare historike, kulturore e të tjera do të jenë të hapura të dielave. Krahas Ohrit, tregtarët të dielën do të punojnë edhe në destinacione të tjera turistike, në pjesë të kryeqytetit si Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe sheshin e qytetit, por edhe në vende të caktuara në qytete të tjera.

“Vend turistik është një zonë ose destinacion, që si njësi turistike organizative dhe funksionale ka tipare natyrore, kulturore, historike dhe të tjera me rëndësi për turizmin, infrastrukturën komunale, të trafikut dhe asaj turistike, si dhe objekte dhe përmbajtje tjera për akomodimin dhe qëndrimin e turistëve”, thuhet në Ligjin për veprimtarinë turistike.

Iniciativën fillestare për ndryshime në Ligjin e Tregtisë, e kanë kërkuar pronarët e dyqaneve në vendet turistike, sepse gjatë sezonit pësojnë dëme financiare. Zgjidhja ligjore për të dielën ditë jo pune, ka nisur të zbatohet nga fillimi i vitit, e cila ka mbuluar 90 për qind të aktiviteteve. Punëtorët që punojnë të dielave kërkohet domosdo tu paguhet dyfishi i mëditjes, si dhe një ditë pushimi gjatë javës së punës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button