Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19, KSI-ja rekomandon zbatimin e masave

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19, KSI-ja rekomandon zbatimin e masave

Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme ka konstatuar se ka rritje të numrit të rasteve pozitive me Covid-19 krahasuar me javën e kaluar dhe kjo rritje është 65.8%, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Njëkohësisht, u konstatua se nuk ka rritje të numrit të të shtruarve dhe gjithashtu nuk ka rritje të numrit të pacientëve të cilët kanë nderuar jetë nga koronavirusi. Sipas këtyre parametrave dhe duke marrë parasysh trendin e rritjes së rasteve pozitive me Covid-19 në vendet fqinje dhe në botë, kujtojmë detyrimin për të mbajtur maska në ambulanca, spitale, farmaci dhe transportin publik”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga ky institucion gjithashtu rekomandojnë qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm, të mbrojnë shëndetin e tyre dhe atë publik dhe të zbatojnë masat e përgjithshme mbrojtëse, si: maskë mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe larja më e shpeshtë e duarve.

LEXO EDHE:

Back to top button