Puna për bulevardin “Hasan Prishtina” nuk është ndërprerë, thotë Arsovska

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se puna për ndërtimin e Bulevardit “Hasan Prishtina” po vazhdon. Arsovaksa në një deklaratë për media mohoi të ketë pasur ndërprerje ose anulim të projektit.

“Asgjë nuk është ndërprerë! Nëse ka pasur ankesa për procedurën ose nëse janë konstatuar lëshime të caktuara gjatë procedurës, normalisht që përsëriten por asnjë nga projektet që janë në interes të qytetarëve nuk do të ndërpritet”, pohoi Arsovska.

Ndryshe, me këtë projekt parashihet edhe ndërtimi i qarkores afër udhëkryqit midis bulevardit “Sllovenia” dhe “Rrugës së Kaçanikut” në Shkup, me çka do të ndërtohet edhe Bulevardi “Hasan Prishtina”.

LEXO EDHE:

Back to top button