Punëtorët e Higjienës në Tetovë refuzojnë punën, kërkojnë rrogat e prapambetura

Punëtorët e Higjienës në Tetovë refuzojnë punën, kërkojnë rrogat e prapambetura

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Dhjetëra punëtorë të ndërmarrjes publike komunale, sektori i higjienës nuk punuan sot por u grumbulluan në oborrin e ndërmarrjes, për të shprehur revoltën e tyre për mos pagesën e tre rrogave, por edhe kushteve të këqija. Deri në plotësimin e kërkesave nuk do të paraqitennë vendet e punës.

“Të hënën, para dy ditësh pra, e kemi marrë rrogën e muajit të nëntë. Nuk e di çka tu them, ka ditë kur s`kemi para as mëngjesin ta hamë, ja kjo është”.

“U mblodhëm sot këtu për të shprehur revoltën tonë shkaku i mos pagesës së rrogave për muajin e dhjetë dhe njëmbëdhjetë dhe mungesën sigurimit shëndetësorë për gjithë punëtorët. Shekulli i 21 të mos kesh sigurim shëndetësor s`është në rregull. Këto janë kërkesat tona. Gjysma e punëtorëve janë të sëmurë, shkojnë në mjek s`kanë sigurim, s`mund të marrin kokrra, s`mund të shkojnë në mjek”.

“Unë jam tre muaj pa rrogë, ka edhe katër muaj që s`kanë marrë rroga”.

Nga komuna e Tetovës thonë se po punojnë në drejtim të pagesës së rrogave, ndërsa për përmirësimin e kushteve, do duhet të pritet.

“Ne jemi në komunikim të rregullt me trezorin që të gjejmë mënyrë që ato obligime t`i realizojmë dhe kontratat në vepër t`i paguajmë deri në muajin e fundit. Për kushtet aty kërkohet investim më i madh dhe në atë drejtim jemi në fund të përpilimit të studimit për partneritet privat publik dhe kemi kompani serioze të interesuar të futet në pjesën e menaxhimit të mbetjeve”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Kushtet në të cilat punojnë punëtorët e Higjienës janë të tmerrshme. Nuk kanë ngrohje të duhur, dritaret dhe dyert e objektit janë të dëmtuara./.Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button