Pushim para festës, shumë institucione nën dry!

Pushim para festës, shumë institucione nën dry!

Gazetar: Adnan Qaili

Kjo e hënë nuk nisi si ditë pune për të gjithë. Sidomos për ata që i dhanë privilegje vetes për ta bërë fundjavë të vazhduar megjithëse vetëm e marta është ditë jo pune, shkruan Alsat.

Në inspektimin e TV Alsat institucionet që vizituam vumë re lëvizje të pakta të personelit. Ata që pamë thanë se u bënë pishman pse kanë ardhur.

“Se funksionarët tanë të shtetit kanë qejf t’ia bëjnë pushim vetit kjo duket edhe sot, dy orë qëndrim para godinës së qeverisë nuk ka asnjë lëvizje. Meqenëse është ditë e hënë dhe nesër është ditë feste, shumica prej tyre kanë lidhur fundjavën për ta bërë një pushim të zgjatur. Mirëpo ka edhe prej tyre që kanë marrë edhe ditë të lira, të cilët janë në pozita më të ulëta nëpër administratën shtetërore”, raporton Adnan Qaili, gazetar i Alsat.

Situatë e ngjashme edhe në Ministrinë e Drejtësisë. Sikurse edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Njësoj ishte edhe në drejtoritë, entet dhe institucionet e tjera. Qytetarët japin vlerësimet e tyre të ndryshme.

“Unë punoj në privat dhe nuk lidhim asnjë festë, patjetër të respektohet orari i punës se si të vendos Udhëheqësia, ashtu. Ndërsa se sa është në rregull për institucionet shtetërore nuk mund të them asgjë.”

“Për ne punëtorë të thjeshtë jo a për ata është në rregull. A dmth që ju duhet të punoni me orar të plotë? Po duhet të punojë njeriut. E Përse këta jo? Se nuk duan të punojnë duan të vjedhin, gjithë këta në pozita.

“Sidoqoftë kjo nuk është në rregull sepse në firmat private të gjithë kanë shkuar nëpër puna, e këta jo.”

Por, nëpunësit shtetëror aktiv ishin nëpër rrjetet sociale, duke postuar foto nga lokacione të ndryshme turistike në vendet fqinje. Ndërsa, larg syve të publikut vazhdojnë të mbeten krerët e institucioneve.

“Lëvizje sporadike edhe në Ministrinë e Financave, qytetarët që takuam thanë se kjo nuk është fer, pasi që në sektorin privat punohet me orar të plotë dhe pothuajse me tatimet nga pagat e tyre i paguajmë administratorët, të cilët po i bëjnë qejf vetit”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

Nesër është ditë jo pune për të gjithë shtetasit e vendit nga që festohet Dita e “Shën Kirilit dhe Metodit”. Sipas kalendarit vjetor sivjet 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë shtetasit. Ndërkaq, edhe 16 ditë të tjera janë festa fetare dhe etnike, pra gjithsej gati një muaj ditë të lira nga puna./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button