Pushime pa kushte, vetëm në Mal të Zi dhe Shqipëri!

Pushimet në Turqi e Egjipt, vetëm me test PCR

Ulja e ndjeshme e rasteve të reja me Kovid, ka rritë dukshëm numrin e qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë jashtë vendit. Nga Oda turistike gastronomike e Maqedonisë thonë se për momentin qytetarët më të interesuar janë të udhëtojnë në vendet të cilat nuk kërkojnë PCR test e as karantinë. Shqipëria dhe Mali I zi nuk e kërkojnë asnjërin nga këto parametra dhe janë vendet më të kërkuara nga qytetarët. Megjithatë përjashtim nuk bëjnë as Turqia dhe Egjipti.

Interesimi për në Turqi është I madh, pa marrë parasysh se për në Turqi është e nevojshme të keni vërtetim për vaksinim së paku 15 ditë pas marrjes së dozës së dytë, si dhe dokument se e keni kaluar virusin apo PCR test, por megjithatë ka interesim të madh. Po ashtu dhe për në Egjipt ka interesim edhe pse njëjte kërkesat janë si në Turqi. Interesimi për në Greqi po kthehet, por për në Greqi njerëzit ende presin ta marrin dozën e dytë”, tha Ana Maria Eksa, Përfaqësuese e Odës turistike gastronomike nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Nga 1 Qershori Rumunia ka hequr të gjitha kushtet për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë, pasi që vendi tanimë ndodhet në zonën e gjelbër. Deri më tash shteti rumun është I vetmi Brenda BE-së që lejon hyrjen pa asnjë detyrim. Organizimi I grupeve turistike bëhet nën protokollet e caktuara nga ministria e Shëndetësisë

Në vendin tonë ende vlen protokolli prej 75% të kapacitetit të autobusëve. Brenda autobusëve qytetarët patjetër të mbajnë maskë gjatë gjithë rrugës. Bëhet pauzë dhe ajrosje çdo 3 orë ndërsa për udhëtimet me Aeroplan është 100% plotësim I kapacitetit, aty nuk ka pasur restrikcione, por megjithatë duhet të mbahet maska gjatë gjithë udhëtimit”, pohoi Ana Maria Eksa, përfaqësuese e Odës turistike gastronomike nga  Lidhja e Odave Ekonomike.

Nëse mund të ketë lehtësime për qytetarët e Maqedonisë edhe para afatit 14 ditor pas marrjes së dozës së dytë, ministri I Shëndetësisë tha se ajo është vendim I pavarur I secilit shtet.

Të gjithë vendet vetë e krijojnë politikën sa I përket asaj që kërkohet për të hyrë në shtetin e tyre. Ka shtete të cilat pranojnë vetëm me certifikatë, pa mos u dashtë të kalojnë 14 ditë. Mund të verifikohet nëpër ueb sajtet e vetë shteteve”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Agjencitë turistike presin që gjatë muajve të ardhshme numri i të interesuarve dhe atyre që bëjnë rezervime për pushime të rritet edhe më shumë.

Vjollca Aliti                                                  

LEXO EDHE:

Back to top button