Pushteti dhe opozita e ka kthyer tragjedinë në Gostivar në motiv për hakmarrje ndaj njëra-tjetrës
Partitë nuk ndalojnë së hedhuri fajin njëra ndaj tjetrës mbi helmimin nga uji për pije në Gostivar. Beteja më e theksuar duket në bllokun politik maqedonas. Sipas LSDM-së është çështje ditës derisa të zbulohet se uji nuk i pijshëm pothuajse në të gjithë shtetin ndërsa sistemi shëndetësor nuk mund t’i del në mbrojtje qytetarëve.
“Gostivari, Vallandova, Spitali në Leshkë, tani edhe në Krushevë uji nuk është i pijshëm. Për vetëm disa ditë kemi katër vende me ujë të papastër për pije. Kjo është dëshmia se si është rrëzuar sistemi i shëndetësisë që e udhëheqë Mickoski dhe grupi i tij i organizuar kriminal”, Simona Cvetanoski, LSDM.
Pas akuzave që lideri opozitës, Venko Filipçe i drejtori ndaj pushtetit se po helmon shtetin, VMRO-DPMNE-ja sot i kujtoi se Filip¬çe dhe klani i tij më së paku kanë drejtë të flasin për shëndetësinë në Maqedoni të Veriut.
“Qytetarët e mbajnë mend shumë mirë krizën me Kovid-19 kur ministër i Shëndetësisë ishte Venko Filipçe. Vendin e tretë në botë për numrin e vdekjeve. Në vend ta vaksinave, ai merrej vesh për përqindje. Në vend që 32 dollarë për copë, ai i porosiste për 67 dollarë”, theksoi Valentin Manasievski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Akuzat kanë vazhduar edhe në bllokun politik shqiptar nga ku kërkojnë përgjegjësi për helmimin në Gostivar dhe përgjegjësi nga kreu i Gostivarit, Valbon Limani./Alsat.mk.








