Pushteti thotë se buxheti prej 4.3 miliard eurove do të rimëkëmb ekonominë, opozita dorëzon 200 amendamente

" "

Rebalanci i parë i arkës së shtetit për këtë vit u gjet para deputetëve në komisionin për financim dhe buxhet. Partitë e opozitës kanë dorëzuar mbi 200 amendamente për propozim rebalancin e buxhetit. Buxheti rekord prej 4.3 miliardë eurosh për Zëvendësministrin e financave Dimitar Kovaçevski do të sigurojë rritje të përshpejtuar dhe rimëkëmbje ekonomike pas krizës.

https://youtu.be/f3KraxRmH-g

Në rebalancin e propozuar të buxhetit për vitin 2021, përparësitë kryesore mbeten shëndeti i qytetarëve, ekonomia e qëndrueshme dhe financat e qëndrueshme dhe shoqëria në përgjithësi. Rebalanci është reflektim i situatës ekonomike, kujdesi për shfrytëzimin e parave publike dhe drejtimi i tyre drejt realizimit të caqeve të treguara dhe për ballafaqim me pandeminë”, tha Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër i Financave.

Koalicioni Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa thonë se ata nuk do të mbështesin rebalancin e buxhetit, sepse ai nuk planifikon investime dhe zhvillim të ekonomisë, por me të synohet blerje  klasike parazgjedhore.

Për VMRO-DPMNE, rebalanci është tipar i një qeverie të papërgjegjshme që i ka bërë qytetarët të jenë më më shumë borxhe në histori, ndërsa ekonomia të jetë në krizë më të madhe.

Thënë më thjeshtë, borxhi publik është aq i lartë sa që nëse i njëjti duhet të shlyhet, do duhen dy vjet të paguajmë tatime, kontribute ndaj shtetit, pensionistët të mos marrin pensione, mjekët të mos marrin paga, bujqit subvencione, të mos ketë asnjë denarë për ndërtimin e çerdheve, shkollave, spitaleve dhe objekteve sportive”, pohoi Timço Mucunski, deputet i VMRO-DPMNE.

Debati për amendamentet për rebalancin e buxhetit duhet të zgjasë 10 ditë. Me rebalancin është planifikuar që shteti të shpenzojë treqind milion euro shtesë nga buxheti i planifikuar fillimisht, me çka shpenzimet do të arrijë në 4.3 miliardë euro. Në arkën e buxhetit është planifikuar të mblidhen 3.6 miliardë euro. Deficiti buxhetor do të thellohet me 180 milion euro shtesë dhe deri në fund të vitit planifikohet të arrijë 6.5 përqind të PBV-së.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button