Putin ankohet për sanksionet perëndimore: Ato janë të paligjshme
Putin ankohet për sanksionet perëndimore: Ato janë të paligjshme
Vladimir Putin sot sërish u ankua për sanksionet të vendeve perëndimore ndaj Rusisë.
Presidenti rus akuzoi Perëndimin për vendosjen e kufizimeve të paligjshme ndaj kompanive ruse, duke shtuar se sanksionet shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
“Këto masa janë në kundërshtim me parimet e OBT-së, për të cilat kolegët evropianë betohen pa u lodhur”, tha Putin.
Kujtojmë se vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj kompanive ruse, oligarkëve, zyrtarëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në fund të muajit shkurt.
Sanksionet janë krijuar për të ushtruar presion mbi Putinin, personin më përgjegjës për fillimin e luftës në Ukrainë.








