Pritet mirë “Gjoni”, për vetëm tri ditë mbi një milion klikime për këngën e re të Gjikos

Pritet mirë “Gjoni”, për vetëm tri ditë mbi një milion klikime për këngën e re të Gjikos

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, të dielën (17 prill) solli projektin e ri muzikor të quajtur “Gjoni”.

Kënga e artistit të popullarizuar ishte e shoqëruar me një videoklip të veçantë, gjersa iu këndoi hasmërive farefisnore të familjeve shqiptare.

Ky projekt u prit shumë mirë nga publiku duke qenë se trajtoi një temë mjaft të ndjeshme, dhe për vetëm tri ditë kaloi shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.

Në video mes tjerash nuk munguan as elementet tradicionale si oda e burrave e flamuri kombëtar.

Asdren Gjikolli (emri i vërtetë) bëri rikthimin në skenë pas disa muajsh dhe siç shihet i kishte munguar në masë të madhe publikut.

Gjiko (Foto: YouTube)

Sidoqoftë, ai i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës. 

LEXO EDHE:

Back to top button