Putin ka nënshkruar ligjin që ndalon përdorimin e aseteve dixhitale, si kriptovalutat dhe “NFTs”

Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që ndalon përdorimin e aseteve digjitale, të tilla si kriptovalutat dhe “NFTs”, për të paguar për mallra dhe shërbime.

Përveç kësaj, ligji i ri kërkon gjithashtu që shkëmbimet e kriptove dhe ofruesit e shërbimeve të refuzojnë transaksionet ku transferimet dixhitale mund të interpretohen si një formë pagese. Ligji i ri thotë:

“Ndalohet transferimi ose pranimi i aktiveve financiare dixhitale si kompensim për mallrat e transferuara, punët e kryera, shërbimet e kryera, si dhe në çdo mënyrë tjetër që lejon marrjen e pagesës për mallrat (gjërat, shërbimet) me mjete financiare dixhitale, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe nga ligjet federale”.

Banka Qendrore e Rusisë ka bërë thirrje tashmë për një ndalim total të kriptomonedhave. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë pasi Ministria Ruse e Financave e kundërshtoi idenë dhe besonte se ishte e nevojshme të lejohej zhvillimi i kriptoteknologjisë. Pas 10 ditësh, ligji do të hyjë në fuqi dhe do t’i bëjë të paligjshme pagesat me kriptovaluta në vend. Megjithatë, rusët ende mund të investojnë në kriptovaluta si Bitcoin dhe ndoshta lejohen të vazhdojnë t’i minojnë ato.

LEXO EDHE:

Back to top button