Putin në Pekin, Lavrov në Phenian, Rusia në kërkim të aleancave të reja
Putin në Pekin, Lavrov në Phenian, Rusia në kërkim të aleancave të reja

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, KRT publikoi videon e liderit Kim Jong Un teksa takohej me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në vizitën e papritur të këtij të fundit në Phenian.
Edhe njëherë, siç bëri në Rusi në vizitën e shtatorit, Kim Jong Un shprehu angazhimin e tij të plotë për të ndihmuar Rusinë dhe homologun e tij Putin, për të vijuar luftën në Ukrainë, duke nisur nga bashkëpunimi i ngushtë ushtarak.
Lidhjet mes Moskës dhe Phenianit, u theksuan në takim, “janë të forta, politikisht dhe strategjikisht”, nënvijëzoi lideri i Koresë së Veriut, në takimin me të dërguarin e Putinit.