Putin përgëzon Xi Jinping për rizgjedhjen si president i Kinës

Putin përgëzon Xi Jinping për rizgjedhjen si president i Kinës

Pesidenti rus Vladimir Putin shprehu  urimet e tij më të sinqerta për mikun e tij të dashur Xi Jinping , i cili u betua si presidentin i Kinës dhe vlerësoi “forcimin” e bashkëpunimit të tyre në mes të luftës në Ukrainë.

“Rusia vlerëson shumë kontributin tuaj personal në forcimin e marrëdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik midis vendeve tona.

 Jam i bindur se duke vepruar së bashku do të sigurojmë zhvillimin e një bashkëpunimi konstruktiv ruso-kinez në shumë fusha”, tha Putin në një mesazh të lëshuar nga Kremlini.

 “Ne do të vazhdojmë të koordinojmë punën tonë të përbashkët për çështjet më të rëndësishme të agjendës rajonale dhe ndërkombëtare”, shton presidenti rus.

Rizgjedhja e Xi në një mandat të tretë të paprecedentë si president i Kinës “tregon njohjen e vlerës suaj si kryetar shteti, si dhe mbështetjen për politikën tuaj për zhvillim më të madh social dhe ekonomik të Kinës dhe mbrojtjen e interesave kombëtare në skenën ndërkombëtare”, vëren Putin.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, Moska është përpjekur të forcojë marrëdhëniet e saj me Kinën ndërsa të dy vendet po kalojnë një periudhë tensionesh të larta me SHBA-në.

Pekini as nuk e ka dënuar dhe as nuk e ka mbështetur në mënyrë eksplicite sulmin rus ndaj Ukrainës, ndërsa njëkohësisht ka ofruar mbështetje diplomatike për Moskën dhe ka bërë thirrje për një zgjidhje të konfliktit.

Më 24 shkurt, duke shënuar njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, Pekini publikoi një plan prej 12-pikash, i cili kryesisht i bëri thirrje Moskës dhe Kievit të zhvillojnë bisedime për paqen.

Megjithatë, megjithëse Kina kërkon të afirmohet si ndërmjetëse në konflikt, pozicioni i saj si aleat i Rusisë e përjashton atë nga ky rol në sytë e Perëndimit, i cili nga ana e tij mbështet Ukrainën.

Pekini ka mohuar me forcë akuzat e fundit të SHBA-së se po shqyrton furnizimin me armë Rusisë , ndërkohë që u bën thirrje rregullisht evropianëve që të marrin parasysh frikën e Rusisë ndaj NATO-s dhe ta portretizojnë veten, si Moska, si një mburojë në një hegjemoninë perëndimore.

LEXO EDHE:

Back to top button