Putin po përpiqet ta përdorë dimrin si armë lufte – thotë shefi i NATO-s

Putin po përpiqet ta përdorë dimrin si armë lufte – thotë shefi i NATO-s

Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të përdorë dimrin në Ukrainë si një armë lufte.

Kështu tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur para gazetarëve para samitit të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg thotë se anëtarët e aleancës së mbrojtjes kanë dorëzuar gjeneratorë dhe pajisje të tjera për të ndihmuar Ukrainën që të rivendosë infrastrukturën e saj të shkatërruar energjetike, raporton BBC.

Ushtria ruse ka shënjestruar rrjetin elektrik të Ukrainës me sulme ajrore për javë të tëra, duke lënë miliona ose pa energji elektrike ose duke u përballur me perspektivën e një dimri të ftohtë pa energji.

“Ne duhet të jemi të përgatitur që më shumë refugjatë të kalojnë në pjesën tjetër të Evropës” si rezultat i “sulmit të qëllimshëm të Rusisë ndaj shërbimeve kritike”, thotë Stoltenberg.

LEXO EDHE:

Back to top button