Putin: Turqia, qendër energjetike për Evropën

Putin: Turqia, qendër energjetike për Evropën

Presidenti rus Putin ka sugjeruar që Turqia të bëhet një qendër energjetike për të shpërndarë gazin rus në Evropë. Në një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai tha se rruga nëpërmjet Turqisë do të ishte mënyra më e mirë dhe e besueshme për të eskportuar gazin në BE. Furnizimi me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream nga Rusia në Gjermani është ndërprerë që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe u ndalua plotësisht pas një shpërthimi në tubacionin në Detin Baltik, i cili besohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm sabotimi. Ndërkohë Franca ka filluar dërgimin e gazit në Gjermani për herë të parë sot, në një lëvizje që është një simbol i solidaritetit evropian për shkak të ndërprerjes së flukseve nga Rusia. Kjo dërgesë konkretizon një marrëveshje ndihme reciproke të zyrtarizuar më 5 shtator midis liderëve të dy vendeve, Macron dhe Scholz, në një kohë kur kërkesa për gaz është rritur dhe çmimet gjithashtu. Franca ka më shumë gaz se fqinji i saj për shkak të dërgesave masive nga Norvegjia si dhe gaz natyror të lëngshëm nga SHBA, të cilat pjesërisht e kanë lejuar atë të mbushë rezervat e saj dimërore në 100%. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button