Putin zyrtarizon tërheqjen e Rusisë nga Traktati i Qiejve të Hapur

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin për tërheqjen zyrtare të Rusisë nga Traktati i Qiejve të Hapur.

Dokumenti i nënshkruar është publikuar në portalin zyrtar të informacionit juridik.

Më 19 maj, Dhoma e Ulët e parlamentit rus miratoi njëzëri ligjin.

”Dhoma e Lartë e ndoqi shembullin më 2 qershor, kur e miratoi unanimisht”, deklaroi agjencia ruse e lajmeve, TASS.

SHBA njoftoi disa ditë më parë se po rishikonte tërheqjen nga traktati.

LEXO EDHE:

Back to top button