VMRO-ja nga nesër paralajmëron protesta të përditshme

Derisa Qeveria ta vendos në shqyrtim publik “udhërrëfyesin” për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, VMRO-DPMNE do të protestojë çdo ditë nga ora 15.00 deri në ora 17.00, në tre lokacione në kryeqytet- në udhëkryqin përballë qendrës tregtare “Mavrovësja”, para Kuvendit, te godina e ish “Nova Makedonisë” dhe në dhjetë qytete të tjera. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski thotë se ka informata që udhërrëfyesi i cili mbahet sekret nga Qeveria, vendos në negociata identitetin dhe gjuhën maqedonase.

 “Problemin dypalësh që ne e kemi me Sofjen zyrtare, ndërsa ka të bëjë me ekzistimin e popullit maqedonas, kulturën, traditat, gjuhën maqedonase, luftën anti-fashiste, praktikisht të gjitha këto probleme që i përmban deklarata e miratuar nga Kuvendi bullgar do të jenë praktikisht problem që do e kemi ne me BE-në. Problemi nga dypalësh, do të shndërrohet në problem mes Maqedonisë dhe BE-së”- deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski foli edhe për zgjedhjet lokale. Ai tha se për momentin po shqyrtohen emrat mbi 40 kandidatëve potencial të VMRO-DPMNE-së për kryetar komunash. Ai tha se emrat  do të publikohen deri në fund të muajit korrik, ndërsa për kandidatin për kryetar të qytetit të Shkupit në muajin shtator.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button