Putini po e shqyrton njohjen e Donetzkut dhe Luhanskut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se po shqyrtohet një kërkiesë nga liderët separatistë pro-rusë në rajonet separatiste të Ukrainës për t’i njohur ato si të pavarura.

Putin e ka thënë këtë gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

“Qëllimi i takimit të sotëm është të dëgjojmë kolegët dhe të përcaktojmë hapat e mëtejshëm në këtë drejtim, duke përfshirë edhe apelin e liderëve të Republikës Popullore të Donetzkut dhe Republikës Popullore të Luhanskut drejtuar Rusisë për të kërkuar njohjen e sovranitetit të tyre”, ka thënë Putin, raporton CNN.

LEXO EDHE:

Back to top button