Qëlloi me armë ndaj policisë, plagoset një 45-vjeçar në Elbasan

Një person është plagosur, në orët e para të mëngjesit, pasi qëlloi me armë në drejtim të forcave të policisë. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan të Shqipërisë.

Policia kishte shkuar për kontroll në banesën e shtetasit J.K., në fshatin Selte, pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje. Policia rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të saj shkuan forcat speciale Renea. Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë. Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit, ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sëpatë.

LEXO EDHE:

Back to top button