“Qëndrimi negativ i Bullgarisë ndaj gjuhës maqedonase është politik”

"Qëndrimi negativ i Bullgarisë ndaj gjuhës maqedonase është politik"

Gazetar: Miki Trajkovski

Qëndrimet e Bullgarisë fqinje se gjuha maqedonase nuk ekziston apo se është dialekt i bullgarishtes janë të pakuptimta, kanë vlerësuar njohësit e maqedonishtes në shkollën verore ndërkombëtare për gjuhën maqedonase në Ohër. Për ndërhyrjen e politikës në linguistikë kanë folur studiues dhe profesorë të gjuhës maqedonase nga vendi dhe nga institucionet e huaja shkencore.

“Ne kemi qenë prej kohësh të mësuar dhe të mpirë me sulme të tilla, sepse nuk është asgjë e re. Ato përforcohen periodikisht, sa herë që Maqedonia dëshiron të bëjë hap përpara, intensifikohen sulmet kundër nesh…”, tha Maksim Karanfillovski, profesor universitar i gjuhës maqedonase.

“…Unë absolutisht i mbështes maqedonasit. E njoh edhe gjuhën bullgare dhe personalisht mund të pohoj se absolutisht nuk është e njëjta gjuhë. Dallon shumë si nga ana gramatikore ashtu edhe nga ana leksikore. Dhe nuk e di nga lindi ideja se mund të ishte e njëjta gjuhë. Mendoj se jo shumë, por absolutisht ka vetëm politikë”, u shpreh Sonja Dozhan, njohëse e maqedonishtes nga Sllovenia.

“… Tani ne flasim atë gjuhë. A është ndryshe nga bullgarishtja? Është ndryshe. Kjo nuk do të thotë që ne nuk mund ta kuptojmë njëri-tjetrin. NE kuptohemi edhe me ata që flasin serbisht dhe kroatisht…”, tha Vesna Mojsova Çepishevska, Drejtoreshë e seminarit të gjuhës maqedonase.

Rreth 60 pjesëmarrës nga 17 vende kanë mbërritur në seminar, që është numri më i madh i pjesëmarrësve në vitet e fundit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button