Rritet numri i ankesave për veprimtarinë e kompanive të sigurimit

Rritet numri i ankesave për veprimtarinë e kompanive të sigurimit

Gazetar: Ile Petrevski

Në gjashtëmujorin e parë të vitit, numri i ankesave të qytetarëve për punën e kompanive të sigurimit është rritur për 65 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për 135 ankesa për shërbimet e shoqërive të sigurimit dhe brokerimit. Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve thotë se më të shumtat janë ankesat për pagesën e dëmeve nga përgjegjësia automobilistike dhe për pronën e siguruar. Nga të dhënat e publikuara nga rregullatori i këtij aktiviteti rezulton se ankesat e siguruesve janë rritur më së shumti në bazë të afatit në të cilin kompanitë zgjidhin dëmet.

“Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve, në bazë të ankesave të proceduara, ka konstatuar lëshime në veprimet e dy kompanive të sigurimit, për të cilat janë dënuar edhe me gjobë”, njoftojnë nga Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve.

Në këtë periudhë, Rregullatori ka zgjidhur 21 ankesa, që paraqet 30 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Prej tyre, numri më i madh ose 12 në favor të qytetarëve janë për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 23 kërkesa janë në proces të zgjidhjes ndërsa 16 janë tërhequr nga dorëzuesit. Në 16 raste, rregullatori ka konstatuar se parashtresat janë të pabaza./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button