Kosova refuzon propozimin e Serbisë për targat

Kosova refuzon propozimin e Serbisë për targat

Gjatë bisedimeve të një dite më parë në Bruksel, Serbia ka prezantuar propozime për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve serbe para 1 shtatorit, por ato janë refuzuar nga Kosova.

Kështu deklaroi, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, gjatë një konference për media, në Beograd. Sipas tij, propozimi i parë kishte të bënte me letërnjoftimet dhe se Serbia ishte e gatshme të pranonte atë që ishte rënë dakord në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes nga viti 2011.

Ai shtoi se Serbia ishte e gatshme të lëshonte një dokument për hyrje-dalje për “qytetarët e Serbisë që banojnë në Serbinë qendrore, kur të shkojnë në Kosovë, në vendkalimin administrativ të Prishtinës”, por se kjo nuk do të vlente për serbët nga Kosova. Propozimi i dytë i Serbisë, tha Petkoviq, lidhej me targat.

“Por, ne kemi propozuar që të gjithë pronarët e automjeteve që kanë targa KM të riregjistrohen me targa KS. Kurti ka refuzuar këtë kategorikisht”, tha Petkoviq.

Kosova dhe Serbia kanë dallim edhe sa i përket epilogut të dialogut. Përderisa, Prishtina insiston që marrëveshja finale të përfshijë edhe njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button