Qeni pret të zotin 6 ditë rresht jashtë derës së spitalit, ndodh në Turqi

Qeni njihet si miku më i ngushtë i njeriut, dhe kjo është konfirmuar edhe në një rast në Turqi, ku një qen e ka pritur të zotin e tij, jashtë spitalit, për të paktën 6 ditë rresht në kohën që ai ndodheshe i shtruar në spital. Kur Qemal Senturk u mor me ambulancë për në spitalin Medical Park Hospital në Trabzon të Turqisë më 14 janar, qeni i tij me emrin Boncuk, u arratis nga banesa për ta ndjekur ambulancën deri në spital dhe e ka pritur të zotin jashtë spitalit ku ai ishte shtruar për probleme mjekësore. Stafi mjekësor njoftoi familjen e Senturkut se një qen e priste atë jashtë spitalit, atëherë familjarët u paraqitën në spital dhe e morën qenin që priste jashtë, por ai u arratis përsëri për të pritur të zotin poshtë spitalit për 6 ditë rresht, deri sa i zoti la spitalin për t’u transferuar në shtëpi.

LEXO EDHE:

Back to top button