Qerimi: Balancuesi etnik keqpërdoret për shkak të çështjeve sociale

Rami Qerimi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debatit mbi keqpërdorimin e etnisë për punësim, tha se zakonisht përdoret për shkak të çështjeve sociale. Ai tha se qytetarët mundohen të gjejnë boshllëqet në ligj dhe me anë të saj përfitojnë. Por, ai tha se shumë shpejtë me ndryshimet ligjore do të shmangen këto gjera.

Balancimi keqpërdoret për shkak të çështjeve sociale. Një pjesë e qytetarëve të cilët punësohen kanë gjetur një vrimë në ligjin dhe në vend që të deklarohet për atë që është deklarohet si tjetër për të zënë një vend pune, dhe kjo është brengosje realisht. Ne si institucion, bashkë me ministrin, e kemi një ide sesi do të parandalojmë këtë fenomen dhe shpresojmë që me ndryshimet ligjore do të shmangen këto gjera- tha Qerimi.

LEXO EDHE:

Back to top button