Rihanna fotografohet në gjendje shtëpie dhe fansat u “fiksuan” pas kësaj pamjeje

Ndodh rallë ta shohin të pakuruar apo në gjendje “shtëpie”. Megjithatë fotot e fundit të yllit të muzikës pop, Rihanna-s kanë bërë xhiron e rrjetit.

Artistja është fotografuar në supermarket me flokët gërshetë të kapur pas kokës dhe një bluze në ngjyrë të zezë duke zgjedhur ushqimet. Rihanna ishte kujdesur të vinte maskën mbrojtëse dhe me syzet e diellit, të cilat e bënin më të vështirë për ta dalluar.

Teksa zgjidhte produktet që donte, Rihanna u kujdes të ruante distancën e nevojshme nga të gjithë të pranishmit e tjerë që ndodheshin pranë saj.

Këto pamje kanë shkaktuar komente të ndryshme në rrjet dhe shumë prej fansave të “çmendur” të këngëtares e kanë adhuruar pamjen e saj ‘casual’.

LEXO EDHE:

Back to top button