Qeset e plastikës, Nuredini: Qëllimi është ulja e përdorimit të tyre

Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, deklaroi sot se çmimi i qeseve prej 15 denarëve nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve, por ka për qëllim uljen e përdorimit të qeseve të plastikës në shtetin tonë, shkruan Alsat.

“Ideja nuk është që të grumbullojmë ne mjete nga shitja e qeseve, por ideja është që të ulim përdorimin e plastikës në shtetin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Nuredini, sipas të cilit kjo është paralajmëruar që nga viti 2019, ndërsa shtoi se esenca e ligjeve dhe masave të këtilla është që të ruajnë shëndetin e qytetarëve, pasi plastika është e dëmshme.

“Kjo do të thotë se prodhuesit mund të vazhdojnë të prodhojnë qese plastike që janë bio degraduese deri më 1 qershor 2023. Por, ne si Qeveri, si ministri, propozimi ynë ka qenë që një qese të kushtojë 10 denarë, deputetët kanë kërkuar që një qese të jetë 20 denarë dhe ne kemi ndërmarrë qëndrim të përbashkët që një qese të jetë 15 denarë. Ideja nuk është që të akumulojmë mjete prej kësaj, por ideja është që të reduktojmë përdorimin e plastikës në shtetin tonë. Sepse, disa plastika i sjellin dëm tokës dhe ujit dhe do të jetë në ushqimin dhe ujin tonë”, tha ai.

Ndryshe nga dita e sotme qeset me të cilat blejnë qytetarët do të kushtojnë 15 denarë, pavarësisht nëse janë në treg, dyqan apo market. Të gjitha do të duhet të jenë të biodegradueshme. Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse shiten qeset e biodegradueshme, nëse tregtarët mbajnë evidencë për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarë. Gjobat për mosrespektim të ligjit sillen nga 1000 deri në 20000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.

LEXO EDHE:

Back to top button