Nikollovski nuk e sheh veten si kandidat për kryeministër

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljubço Nikollovski deklaroi sot se nuk e sheh veten si kandidat për funksionin e kryeministrit.

“Aktivitetet e caktuar për ditën e nesërme të LSDM-së tërheqin vëmendjen e opinionit. Bëhet fjalë për partinë më të madhe që është demokratike, moderne, në të cilën edhe para disa muajve kishte zgjedhje për kryetar të partisë, kishte vetëm një kandidat. Në rast se edhe tani vendoset që të hapen të njëjtat procedura, do të kemi procedurë transparente dhe demokratike, gjë që nuk e ka asnjë parti politike tjetër, dhe ku gjithsecili që i plotëson kushtet mund të kandidoj. Unë nuk e shoh veten dhe nuk do të jem pjesë e kandidatëve”, tha Nikollovski.

Kreu i LSDM-së dhe kryeministri aktual Zoran Zaev, të premten deklaroi se do të kërkoj nga organet e partisë që për nesër (e martë) të thirret mbledhje e Këshillit Qendror dhe Këshillit Ekzekutiv që të konstatohet dorëheqja e tij dhe të fillojnë procedurat për kryetar të ri të partisë. Kryetari i ri i LSDM-së sipas Zaevit duhet të jetë edhe mandatari i ri për formimin e qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button